Një debat ka lindur mes mjekëve në lidhje me maskën e ministres Ogerta Manastirliu, një detaj që ishte theksuar përmes një statuti në Facebook i ekspertit të Shëndetit Publik Erion Dasho.
Dasho shkruante se maska që mban ministrja është me valvul dhe rrezikon atë që është përballë, kjo duket se ka ngjallur debat mes ekspertëve ku pjesë është bërë shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, e cila ka theksuar se maska nuk mbahet për solidaritet por mbron.
“Zonja Ministre!
Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur!
Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!
Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!”, shkruan Dasho.
Gjithashtu debati në komente mes ekspertëve ka vijuar me zgjedhjet në universitet ku mjeku kirurg Arben Beqiraj në komentin e tij në këtë status e ka pyetur shefen e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino nëse duhet apo jo të zhvillohen zgjedhjet në universitet.
Bino i është përgjigjur se në këtë kohë pandemie është e pamundur që të zhvillohen zgjedhje në universitet.
“Mendoj se nuk duhet të bëheshin tani në këtë situatë ose të bëhen totalisht digjitale”, shkruan Bino./abcnews.al