Mungon tek të dhënat e MSH, Bino për Abc News: Kjo është mosha mesatare e viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

schedule16:42 - 15 Prill, 2020

schedule 16:42 - 15 Prill, 2020

Në një lidhje direkte me Abc News, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Sivla Bino ka folur më shumë rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Ndër të tjera, në bisedë u fol edhe për mungesën e të dhënave krahasimore në vendin tonë, sa i përket publikimit të rasteve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një e dhënë që mungon në raportimet ditore të MSH janë edhe mosha mesatare e të sëmurëve apo atyre që kanë ndërruar jetë.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo, Bino u shpreh:

“..Në grupmoshat, nën moshën 50 vjec vdekjet janë në 2-3 per qind, vdekshmëri normale sa i përket koronavirusit. Ndërsa, vdekshmëria në grupe të tjera është shumë më e lartë…Duhet të mbajmë parasysh se Italia ka një grupmoshë të larta. Ka edhe grupmosha të larta që e kanë lënë spitalin.”

Ndërsa sa i përket, moshës mesatare të përsonave që kanë ndërruar jetë në vendin tonë si pasojë e koronavirusit, Bino u shpreh se bëhet fjalë për persona mbi 65 vjeç. Sipas saj, shumë prej tyre kanë qenë mbi 70-vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!