Silva Bino: AstraZeneca i ka kaluar provat klinike, s’do përdoret vetëm tek personat nën 65 vjeç

schedule19:30 - 12 Mars, 2021

schedule 19:30 - 12 Mars, 2021

Nga Ajgena Korbi

Të shtunën nis vaksinimi kundër Covid 19 dhe për mësuesit, por pezullimi i përkohshëm i procesit në disa shtete ka ngjallur pasiguri për dozat e AstraZenca-s dhe tek shumë persona në vendin tonë.  Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tregon se vaksina që do të përdorë Shqipëria nuk është e të njëjtit lot që ka marrë Holanda, Austria apo Italia.

Mjekja Bino shpjegon se AstraZeneca i ka kaluar të gjitha provat klinike. Asnjë prej komplikacioneve nuk është referuar në listën e efekteve anësore. Ndërsa ekspertë të Agjencisë Europiane të Barnave dhe shkencëtarë në Mbretërinë e Bashkuar  ku ajo është aplikuar gjërësisht nuk i kanë lidhur  aksidentet e ndodhura me vaksinën.  “Në bazë të të dhënave që kemi deri tani këto nuk janë aksidente të lidhura me vaksinën”, thotë ajo.

Shqipëria sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik do të jetë e hapur ndaj AstraZenecës dhe ajo nuk do të përdoret vetëm tek personat nën 65 vjeç. Ndërkohë pas  aktit normativ të qeverisë vendi ynë është i hapur dhe ndaj vaksinave ruse e kineze për të cilat sipas mjekes Bino nuk na pengon miratimi i EMA-s

“Vaksina ruse është aprovuar nga agjencitë rregullatorë të 44 vendeve ku përfshihen edhe disa vende të BE. Edhe vaksinat kineze po përdoren gjerësisht. Të dhënat flasin për siguri të vaksinë”, deklaroi Bino

Kryeministri Rama një ditë më parë autorizoi ministren e Shëndetësisë Manastirliu dhe atë të Rindërtimit Ahmetaj të negociojnë për të siguruar vaksina anti-covid me kushtin e vetëm që ato të jenë të certifikuar nga autoriteti përgjegjës në vendin e prodhimit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!