Zayn Malik pretendon se arsyeja e sherrit me Yolanda Hadid ishte shkelja e kufijve nga nëna e partneres së tij, Gigi Hadid. Sipas TMZ, këngëtari është përballur me Yolandën me 29 Shtator për hyrjen në shtëpinë e tyre duke mos telefonuar paraprakisht apo trokitur në derë.
Zayn, i cili atëherë jetonte me Gigi-n dhe me vajzën e tyre, u shqetësua nga shkelja e privatësisë nga Yolanda. “Zayn ndjeu se Yolanda po sillej sikur shtëpia ishte e saj dhe duke injoruar pozicionin e tij si i dashuri i Gigi-t dhe babai i vajzës së tyre të vogël”, është shprehur një burim për TMZ.
Përplasja e pretenduar e këngëtarit me vjehrrën u nxit veçanërisht për shkak të orarit të tij të ngjeshur të punës. “Zayn zakonisht punon natën me muzikën e tij dhe fle për një pjesë të ditës, dhe Yolanda rregullisht ndërhyri në jetën e tij duke vepruar si pronare e vendit.”, ka thënë burimi.
Sipas burimeve, Zayn ishte gjithashtu i shqetësuar edhe për shkak se Yolanda po postonte foto të vajzës së këngëtares Khai pa miratimin e tij, duke shkelur edhe privatësinë e vogëlushes. /abcnews..al