Siljana, studentja rome e ekselencës: Institucionet të kthejnë sytë nga vajzat e komunitetit tim!

schedule20:42 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 20:42 - 18 Dhjetor, 2021

Sipas një raporti të vitit 2019 të Komisionit Europian shkalla e romëve që përfunduan arsimin e lartë mbeti rreth 1%, si më 2011 ashtu edhe më 2017. Siljana Hyseni është një prej tyre. Studion për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe është një studente ekselence.

Janë 4 fëmijë, dhe secili prej tyre i është përkushtuar arsimit duke arritur rezultate maksimale. Të rritur mes komunitetit maxhoritar në Lagjen Allias, ata ndonëse janë tërësisht të integruar, jo vetëm që nuk i fshehin rrënjët, por përpiqen të shpalosin vlerat kulturës rome,

E angazhuar me aktivizëm që në moshë të hershme, Siljana bën thirrje instancave që të kthejnë kokën nga fëmijët, vajzat e këtij komuniteti, për t’i ndërgjegjësuar e mbështetur në procesin e arsimimit.

Kontrastet mes rasteve të integruara, dhe shumicës së familjeve që jetojnë në “ghetot” rome dhe egjiptiane  janë të mëdha. Ekonomia, është boshti qëndror mbi të cilën shkruhen historitë e tyre.  Janë të shumta në fakt vajzat rome, që jo vetëm kanë braktosur shkollën, por  janë martuar ende pa kapërcyer pragun e fëmijërisë…

Edhe në këtë pikë, siç shpjegon juristi, ndryshimi duhet të vinte përmes fushatave sensibilizuese dhe jo penalizimeve juridike, të cilat e rëndojnë problemin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!