Silhavy beson te kualifikimi i Çekisë: Moldavia ka bërë shumë mirë, por ne na mjafton barazimi

schedule17:36 - 20 Nëntor, 2023

schedule 17:36 - 20 Nëntor, 2023

Mbrëmjen e kësaj të hene, përfaqësuesja e Republikës Çeke do të presë në “Fortuna Arena” të Pragës, Moldavinë, në një përballje kokë më kokë, për të siguruar një vend në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me vendasit që mjaftohen edhe me barazimin, ndërsa miqtë moldavë, nuk kërkojnë asgjë më pak se fitorja.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar tre futbollistë për shkak të thyerjes së Kodit të Sjelljes. Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta e kaluan mbrëmjen e së shtunës duke festuar e konsumuar alkool, deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, veprim për të cilin janë përjashtuar nga Kombëtarja.

Ndërkaq, në konferencën për shtyp, në prag të kësaj sfide, tekniku Silhavy është shprehur shumë i surprizuar për mungesën e Polonisë në fazën e grupeve, si dhe shtoi se mbrëmjn e sotme Kombëtarja e tij do të hedhë hapin e fundit drejt fazës së grupeve të këtij kompeticioni.

“Kemi besim se të hënën do të hedhim hapin e fundit dhe do të festojmë kualifikimin në Euro 2024. Sigurisht që është surprizë fakti që Polonia mbeti jashtë.

Pasi ata ishin favoritët e mëdhenj të grupit tonë. Moldavia ka bërë shumë mirë, mos të harrojmë që ata i morën 4 pikë polakëve. Kështu që nuk na pret një ndeshje pa probleme ndaj tyre, por na mjafton edhe barazimi”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së Republikës Çeke. /i.m /abcnews.al