Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit kur u betua si presidente në një ceremoni parlamentare.
Lidhur me këtë ka folur në një lidhje me Skype zv. ministri i Mbrojtes së Maqedonisë së Veriut, Tiron Jajaga për emisionin “Ballkan Update“. Ai ka deklaruar Fronti Evropian do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Sakaq, Jajaga ka theksuar kjo deklaratë e presidentes së re, është rrezik për të nxitur tensione.
“Sa i përket deklaratës që dha presidentja e sapozgjedhur Silanovska, dje për gjatë procedurës për inagurim që u bë në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte se ajo anashkaloi emrin kushtetues të vendit dhe përdori vetëm Maqedoni, i cili paraqet një thyerje të Kushtetutës, megjithëse është nënshkruar në emrin kushtetues, forma se si ajo e ka bërë deklaratën paraqet një precedent dhe kjo dëshmon se këta subjekte politike vazhdojnë me qendrimet e tyre, sa i përket çështjeve me eurointegrimin.
Ne si front evropian kemi tendencë që të shqyrtojnë mundësinë që tani për momentin për një iniciativë për ta sjellë atë përpara gjykatës kushtetuese. Ne e shohim si shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai./abcnews.al