Këngëtarja dhe biznesmenia, Zaimina Vasjari ka folur si rrallëherë për jetën familjare, duke u ndalur te marrëdhënia me bashkëshortin.
E ftuar në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Në fermë”, ajo tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Klodin, pasi përveç se partnerë, janë edhe shokë me njëri-tjetrin.
“Klodi është shoku im më i mirë. Në momentin që ti partnerin e ke shok është një marrëdhënie shumë e shkëlqyer. Një marrëdhënie që funksionon shumë mirë. Në e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin, si ai mua, si unë atë. Sigurisht që dhe zihemi. Ne kemi një familje shumë të madhe se Kloi ka dhe dy motra. Unë e adhuroj familjen e madhe dhe jam shumë e lumtur që e gjeta te Klodi”, u shpreh Zaimina.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kloi./abcnews.al