Kontrolle të shumta janë realizuar në vend për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u ndal këtë fundjavë në Shëngjin ku theksoi se task forca për sigurinë ushqimore ka inspektuar 1000 subjekte, ku është konstatuar 3% e rasteve në shkelje.
Sipas ministres siguria ushqimore ëshët një pasaportë e rëndësishme për turizmin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijoj kontrollet në të gjithë vendin, për të garantuar një respektim të plotë të të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore.