Siguria ushqimore, Çuçi: Fokusi i punës tonë

schedule14:44 - 14 Shtator, 2019

schedule 14:44 - 14 Shtator, 2019

Rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos tek produktet me origjinë shtazore është në fokus të punës së Ministrisë së Bujqësise dhe Zhvillimit Rural. Ministri Bledi  Çuçi e bëri të ditur nga Lezha ku ishte për të parë një nga thertoret ngritur dhe zgjeruar më tej falë fondeve të dhëna nga qeveria.

“Kjo thertore është shembulli më i mirë për të treguar se tashmë i kemi dhënë fund gjithë asaj batërdie që bëhej me therjen e kafshëve jashtë dhe me mungesën e disiplinimit të një prej proceseve më të rëndësishme të sigurisë ushqimore”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me agjencitë që ka në varësi, ka nxitur ngritjen e thertoreve me standarde bashkëkohore pasi ky shërbim lidhet direkt me sigurinë ushqimore./ABC News Albania 24/7