Siguria për sfidën e fundit/ Policia masa të forta për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe

schedule10:20 - 19 Nëntor, 2023

schedule 10:20 - 19 Nëntor, 2023

Policia e Shtetit ka hartuar plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes së fundit eleminatore të vlefshme për Euro2024 mes kombëtares së Shqipërisë dhe ishujt Faroe që do të luhet të hënën. Duke filluar nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes policia do të bllokojë qarkullimin në disa segmente rrugore pranë stadiumit “Air Albania”.

Qarkullimi do të ndalohet totalisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit dhe disa akse në qendër të kryeqytetit.

TABELE

RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN:

bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Për mbarëvajtje e kësaj ndeshje janë të angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë qindar punonjës policie.

Në planin e masave të publikuar nga policia sigurohet shoqërimi nga aeroporti i Rinasit dhe përsjellja e ekipit të ishujve Faroe, si dhe shoqërimi i lojtarëve të kombëtares kuq e zi drejt stadiumit para dhe pas ndeshjes.

Porta hyrëse në stadiumin Air Albania do të hapet për tifozët në orën 17:00. Policia u bën thirrje tifozëve që të paraqiten në hyrje të stadiumit duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të lartë, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e policisë do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve para futjes së tyre në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përbajtje rraciste, fishkezjarreve, flakadanëve apo mjeteve të tjera të rrezikshme piroteknike.

Ndërkaq, policia apelon se hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Uniformat blu apelojnë gjithashtu tifozët që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e mashtrimit me çmimet e biletave, si dhe të mos publikojnë në në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin.

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla u është drejtuar me një thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë ligjet e shtetit dhe rregullat e UEFA, duke mos u përfshirë në incidente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!