Shkollimi profesional në Shkodër nga viti në vit po merr vëmendjen e të rinjve. Kjo për shkak se krahas të mësuarit të një profesioni punësimi është i sigurt. Për drejtorin e shkollës së mesme teknike- industriale ” Arben Broci” regjistrimet këtë vit janë të kënaqëshme, por vijojnë ende dhe interesi si i prindërve për regjistrime ashtu edhe i vetë nxënësve është i madh….
Kjo shkollë ofron disa drejtime, si për elektrike, hidoraulikë dhe termoizolim, shërbime transporti etj…
Laçej shton se janë rreth 180 biznese me të cilët kanë marrëveshje për kryerjen e praktikave. Ndërsa pjesa më e madhe nxënësve pas kryerjes së praktikes edhe punësohen…
Shkolla e mesme teknike- industriale “Arben Broci” në Shkodër është shkollë rajonale ku marrin dije nxënës nga e gjithë zona e veriut./abcnews.al

