Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Siguria në kantierët e ndërtimit/ IKMT nis kontrollet, ndëshkim subjekteve që nuk respektojnë kushtet

schedule12:08 - 25 Shkurt, 2026

schedule 12:08 - 25 Shkurt, 2026

Të gjitha subjektet ndërtuese që nuk zbatojnë kushtet e sigurisë në punë do të përballen me masa të rënda administrative. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një seri kontrollesh në kantieret e ndërtimit në Tiranë, me fokus verifikimin e kushteve të sigurisë teknike, mosrespektimi i të cilave është bërë shkak për aksidente të rënda.

Kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, deklaroi se ndërtuesit që nuk plotësojnë detyrimet ligjore do të ndëshkohen pa asnjë tolerim. Sipas tij, shumë subjekte nuk respektojnë standardet e përcaktuara në ligj për sigurinë në punë.

“Do të kontrollohen të gjithë. Në bazë të ligjit do t’u lihen detyra për 1 javë deri në 10 ditë, në varësi të madhësisë së kantierit, për të plotësuar të gjitha mangësitë. Në kontrollin e dytë, ata që nuk i kanë përmbushur detyrimet do të ndëshkohen sipas parashikimeve ligjore,” u shpreh Qendro.



Sipas tij, numri i aksidenteve në punë dhe rastet fatale në kantiere e bëjnë të domosdoshëm këtë aksion. “Jeta është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër,” theksoi ai, duke shtuar se ka objekte që nuk përmbushin kushtet e sigurisë teknike, por detajet do të bëhen publike në përfundim të procesit.

Qendro e cilësoi të papranueshme bllokimin e trotuareve pa krijuar tunel sigurie për kalimtarët, duke theksuar se nënat me fëmijë dhe qytetarët nuk mund të rrezikohen për shkak të neglizhencës së ndërtuesve.

Penalitete do të ketë edhe për subjektet që nuk respektojnë lejen e ndërtimit dhe projektet e miratuara.

“Duhet të zbatojnë saktësisht projektet që kanë paraqitur. Është e papranueshme që një ndërtues të ndërtojë kate pa leje. Nuk do të ketë asnjë tolerim. Ligji na autorizon ta prishim dhe ta sekuestrojmë,” deklaroi ai.

Drejtuesi i IKMT-së bëri të ditur gjithashtu se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë, ndërsa së shpejti pritet të publikohet një vendim i posaçëm që do të përcaktojë qartë raportin mes hapësirës publike dhe asaj private.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!