Siguria kibernetike, Balluku: Pjesë e paketës për këtë çështje, një projektligj i ri!

schedule13:01 - 8 Janar, 2024

schedule 13:01 - 8 Janar, 2024

Një tjetër çështje që mori vëmendjen në konferencën e mbajtur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte edhe siguria kibernetike.

Gjatë fjalës së saj Balluku theksoi se siguria kibernetike është shumë e rëndësishme dhe se tashmë lufta është gjithmonë e më shumë inovative, duke sqaruar se pjesë e paketës është një projektligj i ri sa i përket sigurisë kibernetike.

“Nga korriku i vitit 2022, siguria kibernetike ka treguar se është një instrument i rëndësishëm dhe gjithçka duhet të jetë në mbrojtje. Pasi tashmë lufta është gjithmonë e më shumë inovatike dhe kibernetike dhe na është dashur të rishohim legjislacionin sa i përket sigurisë kibernetike. Kemi një projektligj të ri që është pjesë e paketës së mbrojtjes kibernetike. Po ashtu janë marrë një sërë masash, me stafe të mirëtrajnuara. Synimi ynë mbetet inovacioni dhe kërkimi dhe në të ardhmen planet tona shkojnë në ngritjen e laboratorëve. Mund të them që është bërë një punë e madhe edhe në luftën kundër pastrimit të parave. Një agjenci që performon në nivelet më të mirat sot, duke i dhënë mundësinë Shqipërisë për daljen nga lista. Por ky proces nuk përfundon kurrë dhe duhet të qëndrojë gjithmonë në fokus të qeverisë, pasi është pjesë edhe e kërkesave dhe kritereve për të qenë pjesë ne BE. Detyrat që kemi përpara janë të qarta dhe me këtë format të ri dhe rritjen e kapaciteteve si inovative dhe burimeve njerëzore jemi të sigurt që do të kemi lajme të mira”, tha më tej Balluku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!