Siguria e Milatoviçit në rrezik? Kandidati për president mund të merret në mbrojtje nga policia

schedule16:40 - 23 Mars, 2023

schedule 16:40 - 23 Mars, 2023

Kandidati president në Mal të Zi, Jakov Milatoviç mund të merret në mbrojtje nga policia.

Partia e udhëhequr prej tij, Lëvizja Evropa Tani (PES), ka kërkuar mbrojtje policore nga frika se do të kërcënohet fizikisht, shkruanr Vijesti.

Për këtë, qeveria e drejtuar nga Dritan Abazoviç pritet të vendosë ditën e sotme.

Nëse vendimi do të merret, do të jetë i përkohshëm derisa Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë të përcaktojnë nëse dhe nga ku është në rrezik Millatoviç.

Pas 34 vitesh pushtet thuajse të pandërprerë të Milo Gjukanoviç, Republika e Malit të zi mund të ketë një president të ri më 2 prill, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Sfiduesi Jakov Milatoviç mund të dalë fitues, sipas sondazheve dhe gamës së partive politike që e mbështesin atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!