Sidney në karantinë, shënohen 128 raste të variantit Delta

schedule15:43 - 28 Qershor, 2021

schedule 15:43 - 28 Qershor, 2021

Australia është një nga vendet e vetme në botë që treguar  sukses në kufizimin e pandemisë, me 910 viktima dhe më pak se 30 mijë raste për një popullsi prej 25 milion banorësh. Por situata është bërë shqetësuese në vend  për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Deri më tani vendi ka regjistruar 128 raste, ndërsa 5 milion banorët e Sidney janë të gjithë në karantinë.

Autoritetet shëndetësore australiane konfirmuan se në Territorin e Veriut,  Queensland dhe në Australinë perëndimore janë shënuar rritje të rasteve të reja, për herë të parë pas disa muajsh. Kryeministri Scott Morison parlajmëroi një mbledhje urgjente.

Sipas autoriteve shëndetësore, vendi po hyn në një fazë të re të pandemisë dhe varianti delta është më ngjitës. Ministri australian i shëndetësisë u shpreh se varianti Delta është si një armik i rrezikshëm, dhe po përhapet pavarësisht masave të marra.

Si pasojë e përkeqësimit të situatës në Sidney, Zelanda e Re pezulloi për tre ditë flluskën ajrore që lejonte udhëtimet pa karantinë me Australinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!