Sidnei, për 3 vjet, nuk do të ketë më vend në varreza

schedule12:54 - 19 Maj, 2023

schedule 12:54 - 19 Maj, 2023

Tre vjet janë gjithçka që u kanë mbetur disa komuniteteve ortodokse dhe muslimane para se të mbushet hapësira e caktuar në varrezat e Sidneit.

Autoritetet po marrin masa që sektori i varrezave dhe krematoriumeve të ofrojnë shërbimet për të gjithë.

Por plani i qeverisë së mëparshme për të bashkuar katër varreza publike nën një njësi të quajtur OneCrown shkaktoi zemërim brenda sektorit katolik duke çuar në kërcënime ligjore dhe pretendimin për një “sulm ndaj fesë”.

/abcnews.al