Moderatorja e njohur kosovare Elita Rudi është shumë aktive në rrjete sociale, ku shfaqet gjithmonë unike duke tërhequr vëmendje të madhe tek publiku.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar disa foto në Instagram, ku shfaqet me veshje tradicionale. “I dua rrobat tona tradicionale”, shkruan Elita krahas fotos, ku nuk kanë munguar as komentet pozitive nga ndjekësit.
Elita dhe Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pak kohë më parë, dhe janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Zëri. /abcnews.al