Kida ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit me ndryshimet drastike që ka bërë në look. Në fund të verës, me publikimin e projektit “Edhe Sa” Kida erdhi me një pamje krejt ndryshe, duke i kthyer flokët në bjonde. Më pas, ajo u shfaq me një tjetër ndryshim të guximshëm. Kida iu bashkua listës së personazheve që i kanë kthyer flokët në rozë.
Mirëpo, ditën e djeshme ajo ka ndarë një tjetër foto në të cilën shfaqet shumë ndryshe nga çdo herë tjetër. Ajo pozoi me një model flokësh me disa gërsheta dhe baluke, por në fakt këta të fundit nuk janë origjinale. Kujtojmë që kjo verë ka qenë për Kidën mjaft e suksesshme përsa i përket karrierës.
Pavarësisht situatës prej pandemisë, Kida erdhi fuqishëm duke publikuar dy super projekte, që rezultuan shumë të pëlqyera. Së pari ishte dueti me Mozzik, e cila për shumë javë kryesoi si kënga më e dëgjuar, dhe më pas publikoi “Edhe Sa”, një projekt që gjithashtu u prit shumë mirë nga publiku. /abcnews.al