Si Vietnami shëroi pilotin britanik, duke shmangur përhapjen e virusit në vend

schedule10:48 - 27 Qershor, 2020

schedule 10:48 - 27 Qershor, 2020

Një pilot 43-vjeçar skocez kaloi 68 ditë në ventilator, që mendohet të jetë  koha më e gjatë që ka kaluar një pacient në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Ai u shtrua në një spital në qytetin me përhapjen më të madhe të Covid, Ho Chi Minh Vietnam pa pasur afër asnjë mik apo familjar.

Cameron, ka qenë  pacienti i fundit me Covid-19 në  njësi të kujdesit intensiv në Vietnam dhe pacienti në gjendje më të rëndë që mjekët kanë trajtuar.

Vietnami i cili ka një popullsi prej 95 milion banorësh , ka konfirmuar 353 raste por asnjë viktimë, raporton abcnews.al

43 vjeçari i cili u shtrua në spital në mars, është i njohur në mbarë vendin si Pacient 91.

“Jam shumë i prekur nga mënyra se si më ka trajtuar populli vietnamez,” thotë Cameron. “Dhe mbi të gjitha u jam mirënjohës mjekëve që janë përpjekur me çdo kusht  të më shpëtojnë mua.

Mjekët i dhanë 10% shance për të mbijetuar

Dhjetra specialistë të kujdesit intensiv në  Vietnam  kanë njoftuar vazhdimisht për gjendjen e Cameron.

Për më shumë se dy muaj e gjysmë,  Cameron qëndroi në gjendje kome, ai mbështetej nga një aparat Ecmo, i cili përdoret vetëm në rastet më rënda. Makineritë nxjerrin gjak nga trupi i një pacienti dhe e injektojnë atë me oksigjen, përpara se ta pompojnë përsëri.

“Jam me fat që jam gjallë pavarësisht se këmbët e mia nuk janë ende aq të forta sa të qëndroj vetë , por unë po bëj fizioterapi dy herë në ditë,” thotë Cameron.

“Në një moment, miku im Craig tha së unë kisha 10% shanse për të mbijetuar kështu që ata u përgatitën për më të keqën.

Ai madje bëri disa telefonata me familjarët e tij duke menduar se nuk do të fliste më kurrë me ta.

Cameron kishte mpiksje gjaku, veshkat e tij u dëmtuan dhe kishte nevojë për  dializë dhe kapaciteti i mushkërive të tij u ul në 10%.

 

“Kur doli në media se unë kisha nevojë për një transplant të mushkërive, shumë njerëz ishin të gatshëm të më ndihmonin, madje edhe një veteran i luftës 70-vjeçare të Vietnamit.

Si u sëmur?

Cameron u sëmur vetëm disa javë pasi mbërriti në Vietnam në fillim të shkurtit. Dy netë para se të udhëtonte  me Vietnam Airlines, dhe një natë përpara se shumica e bareve dhe klubeve të mbylleshin në Ho Chi Minh  si masë për të mbajtur nën kontroll koronavirusin, ai u takua me një mik në një bar të qytetit.

Në atë kohë, Vietnami kishte  më pak se 50 raste të konfirmuara, por, sipas Prof Guy Thwaites, drejtor i Njësisë Kërkimore të Oksfordit me qendër në qytetin Ho Chi Minh dhe një këshilltar i qeverisë për sëmundjet infektive, raporton abcnews.al

Pas takimit në bar pati një shpërthim rastesh, duke u bërë shpërthimi më i madh në jugun e Vietnamit mbi 20 persona të infektuar.

 

Për disa nga mediat sociale, fajin e kishte Cameron, i cili kishte përhapur koronavirusin në barin në të cilin ndodhej.

Pavarësisht se nuk kishte asnjë provë ai ishte burimi i shpërthimit, një biznesmen i shquar, Luong Hoai Nam, e etiketoi pacientin 91 një “bombë “. Ai bëri thirrje që të gjithë të huajt që shkelin rregullat  do të largohen nga vendi, raporton abcnews.al

“Unë isha personi i parë që e pranova dhe thashë:” Unë nuk po ndihem mirë “. Ishte e pashmangshme që të fajësohesha si burimi i infeksionit.”

Shtrimi në spital

Më 18 mars, Cameron u shtrua në spital pasi rezultoi pozitiv për virusin  dhe autoritetet vepruan me shpejtësi  duke karantinuar të gjithë të dyshuarit. Në total, u testuan 4,000 njerëz, kontakte me personat ku ndodhi shpërthimi.

“Gjendja e pacientit 91 u përkeqësua shumë shpejt,” tregon  Prof Luong Ngoc Khue. “Ai kishte probleme  në mushkëri , në veshka, mëlçi dhe enët e  gjakut”.

Duke qenë se gjendja e tij po përkeqësohej Cameron  duhej të merrte vendimin e guximshëm për t’u vendosur në ventilator.

“Isha kaq i lodhur dhe as nuk mund të flija.

Ai u vendos në ventilator, ndërkohë, pacientët e tjerë që ndodheshin të shtruar në spitalin e  Vietnamit u shëruan  dhe u kthyen në shtëpi.

Situata e tij mori vëmendje shumë të madhe, duke filluar nga politikanë të lartë që premtonin se do të bënin të gjitha përpjekjet për ta mbajtur atë gjallë, madje edhe spitali përkohësisht mori përsipër  faturën për kostot e kujdesit të tij, raporton abcnews.al

Prof Khue insiston që Cameron nuk pati ndonjë trajtim  të veçantë , ai raportoi gjithashtu se “49 nga 50 pacientë të huaj janë shëruar dhe janë larguar nga spitali”.

Zgjimi nga koma

Kur Stephen Cameron u vendos në ventilator  për herë të parë në fillim të prillit, në të gjithë botën kishte pak më shumë se një milion raste me koronavirus. Kur ai u zgjua, më 12 qershor, kishte më shumë se shtatë milion. Por Vietnami kishte arritur ta mbante nën kontroll koronavirusin. Nuk ka pasur asnjë rast të regjistruar  që nga 16 prilli.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të duheshin  10 javë për t’u zgjuar.

Nga shtrati i tij  në një dhomë private në Spitalin Cho Ray në anën tjetër të qytetit Ho Chi Minh, ku u transferua pasi u vendos në  ventilator dhe pas pritjes së rezultatit  negativ për virusin, Cameron tani po ndjen pasojat e disa muajve që qëndroi pa lëvizur.

Ai ka humbur 20 kg dhe muskujt e tij janë shumë të dobët, raporton abcnews.al

“Ndihem shumë i lodhur mëndërisht. Tani për tani, gjithçka që dua të bëj është të kthehem në shtëpi. Mungesa e zhurmës dhe  diellit  më mungon më shumë.

“Më duhet të kthehem në Skoci”

Gjatë javëve të fundit, Cameron nuk e kanë takuar vetëm mjekë dhe infermierë, por edhe diplomatë të niveleve të larta, zyrtarë qeveritarë dhe politikanë. Kohët e fundit, dhoma e tij e spitalit u duk si mikpritja e  konsullit të përgjithshëm britanik dhe kryetarit të Komitetit Popullor të Qytetit Ho Chi Minh.

 

Ai kujtoi momentin kur  kryetari i bashkisë  i tha se do të “kthehet në Angli së shpejti”.

” Më duhet të shkoj në shtëpi në Skoci, është 400 milje larg”.

Por ka një pengesë për t’u kthyer në shtëpi. Seancat e rehabilitimit dy herë në ditë që ai merr janë një pengesë përsa i përket gjuhës pasi shumë pak staf mjekësor flasin mirë anglisht. Rehabilitimi për pacientët më të sëmurë është gjithmonë delikat.

Spitali, në të cilin Cameron është pacient, daton që në epokën koloniale franceze të Vietnamit dhe  është një nga spitalet kryesore të vendit.

Më në fund ia doli

Por kujdesi ndaj tij  nuk ka ardhur falas. Një makinë Ecmo kushton 5,000-10,000 dollarë (4,000 – – 8,000 £) në ditë dhe ai ka përdorur atë makinë për tetë javë e gjysmë.

Mosmarrëveshja e vazhdueshme se kush do t’i mbulojë shpenzimet, i ka shkaktuar atij stres dhe duket sikur e ka larguar  vëmendjen nga shërimi i tij. Në fillim, spitali ka paguar për trajtimin e tij. Më pas ndërhyri ambasada britanike dhe sigurimi i tij i punës mbuloi koston.

“Është me të vërtetë zhgënjyese. Në fillim doja ti dërgoja një email  kompanisë së sigurimeve dhe ata do të ishin të gatshëm të paguanin ndërsa tani ata thjesht nuk po bëjnë asgjë.

Cameron do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar më 12 korrik.

“Duke qenë se unë  jam një personazh i njohur publik këtu, gjithçka në lidhje me çështjen time kontrollohet nga qeveria.”

Kthimi i tij në shtëpi duhet të na kujtojë se rimëkëmbja mrekullueshme e Pacientit 91 nuk është vetëm një histori e një piloti skocez që mundi Covid-19 por është historia se si një vend në zhvillim i Azisë Jugore me shumë trazira kohëve të fundit gjithashtu ia doli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!