Si u zhduk pa zhurmë nga lista e koalicionit aleati i sikletshëm i Bashës

schedule14:24 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:24 - 25 Shkurt, 2021

PD dorëzoi mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Ivi Kasos në KQZ marrëveshjen me aleatët për të bashkëpunuar në kuadër të koalicionit “Aleanca për Ndryshim”.

Ajo që u vu pak re gjatë negociatave të vrullshme të ditës dhe mbëmjes së djeshme lidhet me përjashtim pa shumë bujë nga aleanca të një partie që operon kryesisht në Shkodër. Bëhet fjalë për partinë Mendimi i Djathtë Liberal të drejtuar nga Mustafa Lici.

Drafti fillestar i marreveshjes ku duket partia e Mendimi i Djathte Liberal

Kjo parti ishte deri pasditën e djeshme në listën e aleatëve të kryesuar nga PD, por në fund u zhduk prej saj.

Në draftin fillestar të marrëveshjes së publikuar nga demokratët, këta të fundit kishin listuar 13 parti të tjera krahas tyre duke çuar në 13 numrin total të partive të koalicionit. Por, në fund fare gjatë mbrëmjes së djeshme në KQZ u dërgua lista me 13 parti të udhëhequra nga PD.

Marreveshja e finalizuar gjate oreve te mbremjes, ku mungon partia e Mustafa Licit

Nuk dihet çfarë ka çuar në vendimin për përjashtimin e Mustafa Licit nga koalicionit i të djathtëve, megjithatë duhet marrë në konsideratë fakti se ai është babai i Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në mars 2019. Ibrahim Lici është i dyshuar nga policia është për ngjarje të tjera të rënda në Shkodër.

Duket se kjo gjë ka bërë Bashën, iniciatorin e ligjit për dekriminalizimin që të mos fusë në listën e aleatëve të PD-së partinë e drejtuar nga babai i një prej dhjetra subjekteve të OFL-së.

Një fakt i tillë do të rrëzontë plotësisht kauzën e viteve të fundit të demokratëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!