Atentat “Leksit të Druve”, makina e autorëve në flakë, “ABC” siguron foton e shënjestrës

schedule18:03 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 18:03 - 1 Dhjetor, 2020

“ABC” zbardh detaje të reja nga plagosja mbrëmjen e sotme në Lezhë. I plagosuri Aleksandër Doda 42 vjeç, i njohur edhe me nofkën “Leksi i Druve” ka një plagë nga të shtënat me armë zjarri nga atentati.

Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Milot në afërsi të restorantit “Bezhi”, ku është qëlluar në drejtim të tij, por fatmirësisht shpëtoi me një plagë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën, raporton gazetari i “ABC”-së në Lezhë, Gjergj Figuri.

Nga të dhënat e para mësohet se autorët kanë qenë dy, por dështuan për të ekzekutuar objektivin. Gjithçka ka qenë e planifikuar mirë, pasi në momentin që janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë djegur makinën në fshatin Zejmen. “ABC” siguroi pamjet e momentit kur makina është në flakë.

Shërbimet e Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./ db/Abcnews.al