Si u përhap “Vdekja e Zezë” në Europë?

schedule11:16 - 18 Qershor, 2022

schedule 11:16 - 18 Qershor, 2022

Vendi i origjinës dhe përhapjes së “vdekjes së zezë” në Europë, një temë që ka munduar studiuesit për shekuj, u përcaktua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh që analizuan pulpën e dhëmbëve të të vdekurve të shekullit të 14-të që vdiqën nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Sipas shkencëtarëve, analiza krahasuese e ADN-së nxorri në pah se murtaja u shfaq në 1338 ose 1339 pas Krishtit në Issyk-Kul, një liqen në Kirgistanin e sotëm dhe u përhap te tregtarët që jetonin në një vendbanim fqinj, raporton abcnews.al.

Tetë vite më vonë sëmundja ishte përhapur, duke vrarë 60% të rasteve euroaziatike. Studimi u krye nga Wolfgang Haack dhe Johann Krause, në Institutin Max Planck për Antropologjinë Evolucionare dhe Historinë Njerëzore dhe Philip Slavin, nga Universiteti i Sterlingut, Skoci, dhe u botua në revistën Nature.

“Vdekja e zezë”, një emërtim për shkak të njollave të zeza që mbulonin trupin e pacientëve, shkaktohet nga bakteri Yersinia Pestis, i cili transmetohet nga pleshtat që janë të shumtë në brejtës.

Sëmundja ekziston edhe sot, me përjashtim të Australisë.

Për të nxjerrë përfundime, shkencëtarët analizuan ADN-në e kufomave të viktimave të epidemisë mesjetare të mbajtura në Muzeun e Londrës, dhe të tjerëve nga vende të ndryshme, duke krijuar një pemë familjare gjenetike të bakterit Yersinia Pestis, që shkakton “vdekjen e zezë”.

Dr. Slavin gjithashtu analizoi mostrat e ADN-së nga dy varreza të krishtera të viktimave të “vdekjes së zezë” në Kirgistan. Në varre përmendej data e vdekjes dhe shkaku: “murtaja”.

Shumica e pacientëve kishin vdekur në vitin 1338, tetë vite para se të shpërthente epidemia e tmerrshme në Europë. Shkencëtarët zbuluan ADN-në e bakterit në pulpën e dhëmbëve të të vdekurve nga “murtaja”, raporton abcnews.al.

Bakteri u transmetua atyre nëpërmjet një marmota, një brejtës si ketri. Lloji i bakterit të murtajës i gjetur në këto varreza më vonë evoluoi në bakterin e mutuar që shkaktoi përhapjen e murtajës në Europë.

Nëse teoria e tyre është e saktë, sipas Mary Fischel, një historiane në Universitetin Johns Hopkins, është e sigurt se “vdekja e zezë” u përhap në Euroazi përmes rrugëve tregtare dhe jo, siç vlerësonin dikur historianët, përmes operacioneve ushtarake.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!