Si u mërzit Duka dhe kërkesa e Lalës, Bunjaki rrëfen prapaskenat e “grabitjes” së Rashicës

schedule12:58 - 27 Prill, 2020

schedule 12:58 - 27 Prill, 2020

Albert Bunjaki, ish-trajneri i Kosovës, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Reporteri.net” dhe mes temave të shumta ai nuk ka ngurruar të flasë edhe për Milot Rashicën, sulmuesin dardan të Werder Bremen.

Në rrëfimin e tij ai zbulon se presidenti i FSHF, Armand Duka, ishte mërzitur me trajnerin Gianni De Biasi, se pse nuk e kishte grumbulluar anësorin nga Vushtrria për në “Francë 2016”.

Bunjaki rrëfen bisedën me kreun e FSHF, në Paris gjatë Europianit. “Duka më ka thënë se ishte i pakënaqur me De Biasin, që nuk e kishte ftuar Milotin”, tregon mes të tjerash ish-tekniku i Kosovës, që nga tjetër zbulon se e kishte paralajmëruar Dukën se Kosova nuk ia mbyll dyert Rashicës.

Kështu ndodhi më pas dhe sulmuesi zgjodhi përfaqësuesen dardane. Asokohe ka qenë e vështirë edhe për Altin Lalën, që menaxhon sulmuesin. “Ka qenë shumë e vështirë për Lalën, pasi ka luajtur për Shqipërinë dhe ka një lojtar që do vinte për Kosovën.

Nuk më harrohet kurrë një moment kur më telefonon Lala. Më tha, Albert, kam vetëm një kërkesë. Numrin 7 për Rashicën”, rrëfen Bunjaki, trajneri që nisi ndërtimin e Kosovës, që tani me Bernard Challandes po korr sukseseve të shumta. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!