Si u kap Florenc Çapja në Dubai? Artan Hoxha rrëfen detajet: I shkuan në apartament…

schedule19:54 - 29 Maj, 2021

schedule 19:54 - 29 Maj, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detajet e operacionit të arrestimit të Florenc Çapjas në Dubai. Ai shprehet se dy ditë më parë agjentët i kanë shkuar në apartamentin ku qëndronte me familjen, ndërsa Çapja nuk ka bërë rezistencë.

E ndërsa rikthyen në vëmendje mënyrën e arratisjes nga Shqipëria vetëm pak orë përpara se të firmosej urdhër arresti dhe itinerarin (lexo ketu), Hoxha thotë se autoritetet shqiptare pritet që të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditësh, dokumentacionin e plotë për ekstradimin e Çapjas drejt Shqipërisë.

“Interpol Abu Dabi arreston Florenc Çapjan, pas nje urdherarresti nderkombetar të leshuar nga autoritetet e Republikes se Shqiperise. Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen.

Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme.

Policia e Emirateve të Bashkuara, pasi ka kryer verifikimet e rastit. ka konfirmuar faktin se, personi i shoqeruar eshte pikerisht, i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare. Prokuroria e Elbasanit e shpalli në kerkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars.

Por, ndërsa pasdite firmosej urdhërarresti, Çapja ishte larguar qetësisht nga Shqiperia, që në oret e para të mëngjesit. Nuk dihet, nëse Çapja ishte në dijeni te veprimeve te prokurorise, por eshte fakt se vetem disa ore para se te frimosej urdherarresti, ai bashke me familjen e tij, u largua me linje ajrore nga Rinasi, fillimisht drejt Stambollit dhe me pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara.

Në momentin që, agjentet e Interpol Abu Dabit kane shkuar në banesen e Çapjas, ai ka paraqitur nje leje qendrimi, me të cilen qendronte në këtë shtet. Zyra e Interpol Tiranes eshte njoftuar mesditen e se premtes, në rruge operative, se Frorenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnje njoftim nga Emiratet e Bashkuara.  Menjeherë, u eshte kerkuar informacion kolegeve të Interpol Abu Dabi,  në lidhje me personin në fjale.

Konfirmimi zyrtar, se personi i arrestuar në Dubai, eshte Florenc Çapja, ka ardhur vetem te shtunen pasdite… Tashme pritet qe autoritetet shqiptare të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditesh, dokumentacionin e plote për ekstradimin e Çapjas drejt Shqiperise, ku tashme gjendet i burgosur dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja” shkruan Hoxha.

Florenc Çapja akuzohet për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir në gusht të vitit 2012./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!