Si u ekzekutua shqiptari në Ekuador për kokainën, policia: 8 “agjentë” neutralizuan rojet

schedule09:09 - 22 Nëntor, 2020

schedule 09:09 - 22 Nëntor, 2020

Prishja e pazareve të kokainës i mori jetën një tjetër shqiptari 2 ditë më parë në Ekuador, Adriatik Tresës, 45 vjeç. Ai u vra brenda shtëpisë së tij nga një grup i armatosur, që ishin maskuar si policë në momentin që u futën brenda banesës ku jetonte shqiptari.

Ata u prezantuan si agjentë anti-droge duke u marrë armët rojeve dhe më pas hynë në shtëpi të qetë duke ekzekutuar Tresën në sy të kunatës së tij. Autorët u zhdukën me 2 makina.

Pasi neutralizuan rojet, ata shkuan në shtëpinë ku jetonte i huaji. Bënë vrasjen dhe u arratisën. Ishin tetë persona dhe ata pretenduan se ishin policë të anti-narkotikëve” tha shefi i policisë së zonës.  Policia u njoftua nga rojet. “Viktima ishte në dyshemenë e dhomës së ndenjes. Trupi i shqiptarit u dërgua në Laboratorin e Krimit në Guayaquil”shtoi ai.

Një zyrtar i lartë i prokurorisë në Ekuador u shpreh se “Ne jemi duke analizuar lidhjet që ka me një organizatë në lidhje me trafikun e drogës. Ai gjithashtu është tentuar që të rrëmbehet”.

Prokurori César Peña shpjegoi se Adriatik Tresa u hetua disa vite më parë për vrasjen e një shqiptari në periferi të Guayaquil në 2017. “Ai ka qenë i dyshuar për disa vepra kriminale” tha ai, jo vetëm për vrasje, por edhe armëmbajtje dhe pastrim parash.

Adriatik Tresa është shqiptari i katërt që vritet në Ekuador pas Ilir Hidrit, Adriatik Llagjit nga Borshi dhe Fadil Kaçaniç./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!