“Si u dogjën paratë e një viti pune”, Alketa Vejsiu tregon momentin më të trishtë të jetës

schedule11:17 - 14 Qershor, 2022

schedule 11:17 - 14 Qershor, 2022

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu nuk nguron herë pas here të ndajë detaje nga jeta e saj private. Këtë herë, ajo është pas në kohë, në periudhën kur ishte fëmijë. Alketa ka rrëfyer një nga momentet më të trishta të jetës së saj. Moderatorja tregoi se kur ishte e vogël prindërit i kanë bërë dhuratë një palë atlete kineze, por pas larjes këto atlete i vendosën në një sobë me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje.

“Unë kur kam qenë e vogël, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi, kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën”, u shpreh ajo “Në Kurthin e Piter Pan”.

Kujtojmë që Alketa ka treguar më herët që ka nisur të punojë që në moshë të vogël. Puna e saj e parë ka qenë në radio, prej aty nisi dhe dëshirën e madhe për tu bërë pjesë e ekranit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!