“S’i tregova askujt se do kaloja te Barcelona, ky ishte veprimi i parë që bëra”

schedule22:57 - 6 Mars, 2020

schedule 22:57 - 6 Mars, 2020

Martin Braithwaite nuk e kishte pritur kurrë një ftesë nga Barcelona, por ndodh që ëndrrat të realizon në futboll. Sulmuesi danez u transferua te Leganes verën e kaluar, ndërsa tani po aktivizohet në një skuadër me Leo Messin.

28-vjeçari tregon për Marca se si e priti lajmin e madh dhe kush ishte veprimi i parë që bëri. Kalimin te skuadra katalanase e mbajti sekret derisa transferimi u kompletuar, teksa ambiciet e sulmuesit potent janë të mëdha.

Kur më thanë që Barcelona po interesohet për mua, nuk ia tregova askujt. U lumturova shumë, por doja që transferimi të kryhej 100%. Menjëherë fillova të shikoj video të Barcelonës, për t’u mësuar me lojën e skuadrës dhe lëvizjet e lojtarëve.

 Erdha këtu në momentin perfekt dhe kam përkrah lojtarë shumë të aftë. Është më e lehtë të luaj këtu sesa te Leganes. Unë dua të qëndroj gjatë te Barcelona, dua ta mbaj veshur për shumë vite këtë fanellë“, përfundon sulmuesi viking. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!