Si t’i ruajmë patatet kur kanë kohë të gjatë pa u gatuar

schedule13:47 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 13:47 - 3 Dhjetor, 2022

Është fakt se patatet janë ushqimi dhe pjata e preferuar dhe ato gatuhen në shumë mënyra.

Për këtë arsye, nuk është rastësi që shumica prej nesh priren t’i blejnë ato në sasi të mëdha dhe t’i ruajmë në kuzhinë ose në magazinën tonë.

Por çfarë ndodh kur koha kalon dhe ne nuk kemi pasur kohë t’i gatuajmë? Fillojnë të mbijnë dhe të zbuten. Për të shmangur këtë situatë dhe për t’i mbajtur ato të freskëta sa më gjatë të jetë e mundur, ndiqni këshillat e thjeshta më poshtë.

-Për ruajtjen sa më të mirë të tyre, preferoni t’i ruani në një vend të thatë, të freskët dhe të errët. Depoja e shtëpisë tuaj është ndoshta vendi më ideal për diçka të tillë, ndërsa nëse nuk ka vend që i kombinon të gjitha këto, sigurohuni që të paktën t’i vendosni në një vend pa dritë.

-Mos i ruani në frigorifer. Me këtë mënyrë konservimi të gabuar, niseshteja kthehet në glukozë, me rezultat që shija dhe struktura e tyre nuk janë të kënaqshme pas gatimit.

-Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të patateve me çimenton ose ruajtjen e tyre në qese najloni. Mënyra më e mirë është t’i vendosni brenda një qese letre, ku patatet mund të “marrin frymë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!