Moderatorja e njohur, Luana Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale. pavarësisht se prej disa muajsh, ajo është shkëputur nga televizioni, bukuroshja ndan pamje nga pushimet e saj.
Mbrëmjen e djeshme, Luana u shfaq e veshur me pantallona të shkurtra xhinsi, bluzë me mëngë të gjata, flokët e kapur topuz e buzët e kuqe.
Vetëm kjo foto mjaftoi që moderatorja të merrte shumë mesazhe, kryesisht komplimenta. Mirëpo, njëri prej tyre e ka krahasuar me aktoren e modelen kolumbiane, Sofia Vergara. Si pasojë, Luana nuk i ka rezistuar dot këtij komenti dhe e ka ndarë me të gjithë.
“Më thanë dukesh si Sofia Vergara sonte”, ka shkruar moderatorja, duke lënë të kuptohet ngjashmërinë mes tyre./abcnews.al