“S’i themi dot të zezës e bardhë”, Gega: Jam i zhgënjyer, përgjegjësia ime

schedule19:09 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 19:09 - 27 Dhjetor, 2020

Ndeshja e tretë radhazi pa fitore për Kukësin. Ekipi i Skënder Gegës u mposht 4-1 nga Partizani, një humbje e vështirë për t’u pranuar. Zhgënjim në kampin kuksian, teksa trajneri Gega foli për Supersport në lidhje me takimin e luajtur në “Elbasan Arena”.

Në fund fare bëhen llogaritë, ishte një ndeshje që nuk duhet të shkonte kështu. E dinim që Partizani ka kualitete dhe kundërsulm të shpejtë. Mënyrat se si u ndëshkuam ishin të evitueshme, por i tillë është futbolli dhe ky është zanati jonë.

Besoj se ka nevojë çdo repart për përforcime. Një ekip nuk mbrohet me 3 apo 4 veta, është një mentalitet që krijohet. Bëmë presion, krijuam raste, por u treguam të pavëmendshëm, ishte e patolerueshme të pësonim ato gola.

Jam i zhgënjyer, patjetër. Nuk mund t’i themi të zezës e bardhë, katër gola janë shumë. Mangësi është edhe kur nuk shënon, edhe pse krijuam raste. Treguam se ishim pa balanca, në fund të fundit është përgjegjësi e trajnerit një gjë e tillë“, deklaron Gega. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!