Si të zgjidhni pjeshkët më të shijshme? Kushtojini vëmendje këtyre detajeve

schedule12:38 - 26 Qershor, 2022

schedule 12:38 - 26 Qershor, 2022

Kur duam të blejmë fruta, shpesh ndodh që të mos jetë të ëmbla. Këtu përfshihen pjeshkët. Ndaj duhet të ndiqni disa këshilla për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjen e duhur.

Ngjyra

Kushtojini vëmendje ngjyrës së pjeshkës. Një pjeshkë aromatike është një shenjë e mirë, por nuk është treguesi kryesor nëse është e mirë apo jo. Pra, gjëja më e rëndësishme është ngjyra, sepse duhet të kenë ngjyra të gjalla. Shmangni ato me tonalitete të gjelbra, sepse është shenjë se pjeshka është kultivuar shumë herët.

Tekstura

Ndërsa piqen, pjeshkët bëhen më të ëmbla dhe më të lëngshme. Nëse i shtypni lehtë, do ta kuptoni më lehtë se në çfarë faze janë. Nëse është e fortë, e keni të qartë se duhet ta shmangni, ndërsa një pjeshkë e butë është një tregues se është gati për t’u ngrënë.

Magazinimi

Sigurohuni t’i ruani pjeshkët në temperaturën e dhomës dhe është mirë që t’i mbani të ndara nga njëra-tjetra, në mënyrë që të mos prishen shumë shpejt. Nëse vini re se kanë filluar të zbuten shumë, është shenjë se kanë filluar të thahen, ndaj do të ishte mirë ose t’i hani ose t’i përdorni për ndonjë kek të shijshëm.

/abcnews.al