Si të vishni çizme deri tek gjuri

schedule07:54 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 07:54 - 1 Dhjetor, 2021

Një nga pjesët më në trend të këtij sezoni janë çizmet deri tek gjuri, të cilat pas popullaritetit të tyre absolut në vitet ’70 në formën e çizmeve me platformë bëjnë një rikthim dinamik.

Përveçse elegante, kjo stil çizmesh mund të vishet në mënyra të ndryshme për të krijuar pamje elegante, me funde dhe pantallona të shkurtra, por edhe me pantallona.

Shikoni më poshtë sesi femrat me stil veshin çizme deri tek gjuri: 

Kombinoni çizmet tuaja me një fustan mini të thurur dhe një xhaketë biker lëkure.

Përmirësoni kostumin klasik me një xhaketë dhe pantallona të shkurtra, duke kompletuar pamjen tuaj me çizme deri tek gjuri.

Një këmishë oversize e veshur si fustan dhe një pulovër pa mëngë janë një kombinim i shkëlqyer për një set çizmesh me taka lëkure.

Një kombinim elegant njëngjyrëshe mund të ngrihet me një palë çizme lëkure të zeza deri te gjuri./abcnews.al

/abcnews.al