Si të visheni sipas moshës? Gabimet që bëjnë gratë mbi 40 vjeç, këshillat që duhen ndjekur

schedule11:24 - 16 Shkurt, 2022

schedule 11:24 - 16 Shkurt, 2022

Çdo grua, pavarësisht moshës, dëshiron të duket tërheqëse. Kur përmendim stilin e të veshurit, gratë mbi moshën 40 vjeç dhe sipër duhet të tregojnë një kujdes të shtuar. Ekspertët e modës theksojnë se duhet ta përshtatin garderobën sipas moshës por nuk është shumë e lehtë.

Për këtë temë, Olesia Leço, Dolores Koçi dhe Katerina Zoto folën gjatë një interviste që dhanë për moderatorin Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.Ata theksojnë se gratë duhet të gjejnë një të mesme të artë për t’u dukur elegante, me stil por njëkohësisht për të mos kaluar në vulgaritet.

Dolores argumenton se stili dhe shija lindin me njeriun. Sipas saj, stili duhet t’i përshtatet moshës dhe fizikut të njeriut. “Mosha sjell me vete maturi, ndryshime në statusin shoqëror, ke fëmijë, mund të jesh dhe gjyshe. Të gjithë të detyrojnë të ruash disa limite por stili varet nga natyra dhe fiziku i njeriut.

Nëse një gruaje ia lejon fiziku, pse të mos e mbajë një minifund deri te gjuri. Nëse flas për veten time, nuk ma lejon fiziku. Ama ngjyrat i mbaj, një dekolte të këndshme në verë gjithashtu.”, tha Dolores. Gjithashtu Olesia vë theksin te përshtatja e veshjes sipas vendit dhe kohës së duhur.

“Ka shumë njerëz që e mësojnë klasin. Është një gjë që nuk mund ta gjykojmë. Ideja është që të jemi të mençur dhe të kuptojmë statusin dhe të vishemi sipas vendit ku po shkojmë. Nëse nuk di mëso.“, tha Olesia.

E pyetur për një këshillë ndaj grave, Olesia tha se duhet të kenë parasysh se stili gjendet dhe mes gjërave të thjeshta dhe jo vetëm atyre të shtrenjta. Katerina theksoi “çdo njeri duket bukur kur mund komplekset nga vetja”. Dolores thotë se duhet të “ruhet identiteti, stili i duhur duhet në kohën e duhur.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!