Festat e fundivitit konsiderohen si periudha më “e rrezikshme”, për të shtuar në peshë. Prandaj pavarësisht dëshirës, asnjë nuk i shpëton tundimit për ushqimet tradicionale me plot kalori.
E ftuar në ABC e Mëngjesit, mjekja nutricioniste, Albana Daka ka dhënë disa këshilla për ndjekjen e një regjimi ushqimor gjatë festave.
“Etjen është e mira ta shuajmë me ujë jo me pije të gazuara, apo çdo lëngu të paketuara në shishe.
Mund të përdorim vaj ulliri, ska nevojë të përdorim margarinën dhe gjalpin për gatime me radhë. Kështu që përdorimi i vajit të ullirit është një yndyrë shumë e mirë për t’u përdorur në regjimin tonë ushqimor.
Perdorni ëmbëlsues natyral, jo sheqerin e përpunuar që ne blejmë. Po në fakt përdorimi i mjaltit si ëmbëlsues qoftë i çajërave, qoftë edhe në ëmbëlsira, por edhe stevia, pasi për mjaltin do debatoj dikush dhe do thotë ka kosto dhe nuk mund të suportohet, stevia është një ëmbëlsues natyral, një bimë nga e cila përpunohet dhe mund të nxirret ky ëmbëlsues. Stevia është i ëmbël ka shumë pak kalori dhe kushton shumë pak edhe në raport me mjaltin ka një çmim të përballueshëm. Kështu që përdorimi i mjaltit dhe stevias janë shumë të mirë si ëmbëlsues për tu përdorur në kuzhinën tonë.
Hani çdo 3 orë vakte të vogla, është një trik që stomaku të mos bëj atë lojën hormonale midis dy hormoneve, grelinës dhe leftinës. Por duke i dhënë ne çdo tre orë vakte të vogla, stomaku nuk ka ndjenjën e urisë së ekzagjëruar. Sa që ne kur ulemi para një tavoline të madhe, nuk shikojmë se çfarë hamë. Unë do t’i sugjeroja këto vajkte të vogla duke përdorur edhe fruta të thata.
Konsumoni frutat e stinë si shegën apo portokallin që padyshim mund të përdoren në formën e lëngjeve të frutave. Ndërkohë frutat e tjera unë nuk i sugjeroj në formën e lëngjeve,por të meren në formën e frutit. Sepse kur marrim vetëm lëngun, i marrim kryesisht vetëm sheqerin që ato kanë.
Duke qenë se jemi në ambient shtëpie këtë vit, për shkak të pandemisë, unë rekomandoj mos të përdoret shumë alkool, deri në dy gota verë.
Mundohuni të vini trupin në lëvizje edhe me ecje, po pandemia na ka mësuar se edhe me programe në Youtube mund t’ja dalim”, këshilloi ndër të tjera Daka.
Dieta detoks nga e hëna në të dielën:
l.k/abcnews.al