Si të përmirësoni humorin tuaj në punë me 3 hapa

schedule11:12 - 30 Prill, 2021

schedule 11:12 - 30 Prill, 2021

Problemet personale, vështirësitë që po kaloni dhe klima në punë, ndikojnë në psikologjinë tonë  duke na bërë më pak produktivë dhe të lumtur në vendin e punës.

Më poshtë abcnes.al do ju tregojë 3 mënyra si të ngrini moralin dhe humorin tuaj në punë, për një ditë të bukur dhe produktive.

1. Zgjohuni herët

Sigurohuni që gjatë pjesës së parë të ditës të keni përfunduar të gjitha detyrat e rëndësishme dhe urgjente, sepse është koha kur trupi juaj i përgjigjet më mirë stresit.

2. Duaje atë që bën

Nëse nuk e bëni punën e ëndrrave tuaja, mos e përkeqësoni situatën duke pasur një qëndrim negativ. Shihni atë si një sfidë për veten tuaj: të përpiqeni të arrini diçka çdo ditë.

3. Gjeni elementin më të mirë të punës tuaj

Mundohuni të gjeni elementin më të mirë, më “fisnik” të punës tuaj. Disa profesionistë,  për shembull, ata që përfshihen në kujdesin shëndetësor ose në mësimdhënie,  përqendrohen në ofrimin e shërbimeve, kështu që është më lehtë të ndiheni mirë me kontributin e tyre. Kërkoni elementin më të mirë në punën tuaj dhe ndjehuni krenar për atë që bëni. Përmirësoni pak botën përreth jush./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!