Një nga mënyrat me efektive dhe natyrale për t’u kujdesur për lëkurën tonë, rrudhat dhe linjat e shprehjeve, janë maskat e përgatitura vetë. Ju mund t’i jepni rini dhe shkëlqim lëkurës tuaj me produktet që keni në kuzhinë, pa qenë nevoja për të shkuar në një sallon bukurie.
Për të bërë një maskë, e para gjë që duhet të dini është lloji i lëkurës tuaj. Njerëzit me lëkurë të ndejshme në duhet të përdorin kos, mjaltë, aloe vera, banane, të bardha vezësh dhe vaj kokosi. Ata me lëkurë normale mund të zgjedhin produkte jo shumë të yndyrshme. Këshillohet të shmangni përdorimin e vajrave tuaj thelbësore, pasi ato mund të shkaktojnë një reaksion alergjik.
Për të bërë një maskë për fytyrën në kushte shtëpie kundër rrudhave është më e lehtë se kurrë. E vetmja gjë që ju duhet janë dy fruta: banania dhe portokalli.
Merrni një banane të pjekur mirë, shtypeni dhe shtojini një lugë çaji lëng portokalli. Përzijini këta dy përbërës dhe vendoseni masën në lëkurë të pastër. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët./e.b-abcnews.al