Si të parandaloni formimin e akullit në frigorifer? Ky truk do t’ju ndihmojë

schedule08:34 - 16 Shtator, 2022

schedule 08:34 - 16 Shtator, 2022

Ka shumë arsye pse krijohet një sasi akulli në frigorifer. Zakonisht ndodh kur lagështia bie në kontakt me avullin e ftohtë brenda frigoriferit, e cila krijohet kur lihet derën hapur për një kohë të gjatë. Gjithashtu, ushqimi i nxehtë mund të prodhojë lagështi, e cila çon në krijimin e akullit.

Shkaqe të tjera përfshijnë keqfunksionimin e ngrohësve dhe termostateve. Por çfarë duhet të bëni për të shpëtuar nga ky problem? Ekziston një zgjidhje e shkëlqyer që do të parandalojë përgjithmonë formimin e akullit në frigorifer. Është shumë e lehtë!

Gjithçka që duhet të bëni është të lyeni me vaj pjesët anësore dhe vendet ku krijohet akulli. Do të krijohet një sipërfaqe e rrëshqitshme në të cilën akulli nuk do të mund të formohet fare. Truk i thjeshtë, apo jo? /abcnews.al