Si të mund të zëvendësoni me avokado, gjalpin dhe majonezën

schedule17:07 - 6 Janar, 2021

schedule 17:07 - 6 Janar, 2021

Bëni një ndryshim në rutinën tuaj të ngrënies duke zëvendësuar përbërësit e njohur të vakteve si gjalpi dhe majoneza, me avokado.

Këto të fundit janë të pasura me lëndë ushqyese dhe yndyrna të shëndetshme dhe ka shumë mënyra për t’i përdorur në regjimin tuaj ushqimor.

Ju keni shumë mundësi eksperimentimi me avokadot, ato jo vetëm kanë një aromë të këndëshme por përzihen mirë me pothuajse çdo gjë.

Sipas agrowen.org, për të përftuar gjalpin e avokados mjafton ta shtypni atë me lugë ose mund ta vendsoni në mikser duke i shtuar pak qumësht.

Kur përdorni avokado në vend të gjalpit, kini parasysh të zëvendësoni 1 filxhan gjalpë me 1 filxhan pure avokadoje.

Ndërsa për një tjetër alternativë të shëndetshme merrni parasysh përdorimin e avokados në vend të majonezës. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!