Si të mësoheni të qëndroni për një kohë të gjatë mbi taka?

schedule20:04 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 20:04 - 28 Dhjetor, 2022

Me hir a me pahir, për të gjitha ne takat janë simbol i feminilitetit. I admirojmë nëpër vitrina, nëpër faqe revistash, në portale interneti, por dhe në këmbët e koleges tek tryeza ngjitur. Dhe kur taka e tyre është mbi dhjetë centimetër, biem menjëherë në dashuri.

Me taka të holla gozhdë apo platformë ose ortopedike, me gishtat jashtë apo me shuall të kuq, ka për të gjitha shijet, e rëndësishme është të gjejmë modelin që na përshtatet më shumë. Sepse është e vërtetë që një femër që ecën e sigurt mbi taka 12-she duket e parezistueshme, por është po aq e vërtetë se nëse thyen gjunjët, nuk ka të njëjtin efekt.

Le ta pohojmë pra një herë e mirë: takat nuk janë aq të thjeshta dhe ecja mbi to nuk është dhunti që e kanë të gjitha. Mund të përpiqemi të përmirësohemi hap pas hapi, të bëjmë praktikë ndërsa zemra na dhemb duke marrë dhe disa këshilla nga ato që ecjen në majë të takave nuk e kanë për gjë.

Më poshtë janë dhjetë këshilla, sepse ecja në pasarelë është një teknikë e vërtetë që me pak praktikë, mund të përvetësohet.

Kur zgjidhi këpucë me takë shumë të lartë, merrini një numër më të madh, kështu nuk do ju shtrëngojnë gishtat.

Në dyqan kontrolloni gjithmonë hekurin e takës, nëse lëviz, kërkoni një palë te reja.

Gërryeni pak me limën e thonjve shuallin e këpucëve të reja në mënyrë që të mos jenë të rrëshqitshme.

Fillestaret mund ta nisin me takat ortopedike dhe të kenë parasysh që më lehtë ecet mbi takat e këpucëve të mbyllura apo sandaleve me shumë rripa.

Të kuptosh deri ku është kufiri që duron dhe të zgjedhësh atë lloj take me të cilën arrin të ecësh në mënyrë elegante dhe te shkujdesur. Këpucët dhe sandalet platformë janë zgjidhja më e mirë në kësi rastesh.

Të mos veshësh dy ditë rresht të njëjtat këpucë dhe të alternosh llojet e takave.

Të veshësh shtresat e xhelit transparent për ta bërë më të butë mbështetjen.

Të mbash qëndrimin e duhur: koka dhe balli lart, shpina drejt, gjunjët të papërthyer, shkruan living, transmeton klankosova. Përpara se të mbathen takat e larta, mund të bëni nxehjen e kaviljes me lëvizje të vogla rrethore.

Të flesh me çorape llastiku natën që të evitosh fryrjen e këmbëve, por mbani mend që nëse nuk flini vetëm çorapet t’i lini për një tjetër moment, për shembull nëpër shtëpi nëse jeni duke u bërë gati për të dalë në mbrëmje.

Të stërvitësh çdo ditë nyjet e këmbëve dhe thembrat, duke ecur me atlete. Mos harroni të bëni stretching që të lehtësoni vertebrat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!