Është normale që ndonjëherë edhe të jemi me humor të keq, pasi mund të kemi ndodhi të papritura në përditshmërinë tonë. Ama sipas asaj që thonë ekspertët, është e mundur ta kontrollosh humorin jo të mirë. Të gjithë e dimë se sa ndikon në cilësinë e jetës sonë aspekti emocional, ndaj duhet të mundohemi ta mbajmë atë sa më tepër nën kontroll.
Së pari, filloni t’i kushtoni më shumë kohë vetes suaj. Bëhet fjalë për një zakon mjaft të shëndetshëm qoftë për mirëqenien tuaj emocionale, por edhe për atë fizike, edhe pse shumë shpesh nënvlerësohet nga shumë prej nesh.
Së dyti, filloni t’i kushtoni më tepër rëndësi situatave që ju nervozojnë apo bezdisin. Në disa raste, ato mund të jenë situata që mund të shmangen dhe kjo gjë nënkupton një humor më tëmirë për ju.
Së treti, bëni kujdes me gjaknxehtësinë tuaj. Sipas ekspertëve, nxjerrja e inatit me të bërtitura apo drama, nuk bën gjë tjetër veçse shton inatin tonë, pasi sigurisht që do të marrim kundërpërgjigje (që mund të mos na pëlqejnë) prej personit tjetër. Një shfryrje e tillë e inatit mundet që disa persona t’i lehtësojë, ndërkohë që shumicës thjesht i shton humorin jo të mirë.
Mundohuni edhe të jeni mirënjohës. Një nga problemet më tëmëdha të epokës sonë, është se përqendrohemi shumë mbi gjërat negative të jetës sonë dhe pak mbi ato pozitive, sikur këto të fundit t’i konsideronim të mirëqena, kur në fakt duhet të jemi mirënjohës për to.
Edhe optimizmi është një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar.Shpesh, humori jo i mirë vjen prej një këndvështrimi pesimist qëne kemi për të ardhmen. Në momentin që mendojmë pozitivisht, e kuptojmë se sa ndryshe duken gjërat që më parë i shihnim me negativitet.
Së fundmi, mundohuni të mos i harroni ndjesitë pozitive. Jini përherë xhentilë dhe mundohuni t’i falni edhe ata që ju lëndojnë shumë. Është e kotë të mbani mëri për diçka që ka ndodhur dhe nuk kthehet më pas. Mundeni shumë mirë t’i falni e të mos shoqëroheni më me ta, ama duhet t’i falni, pasi kështu do të ndiheni edhe vetë më mirë.