Si të mbrohemi nga sulmet kibernetike?/ Eksperti: Duhet ekip i madh njerëzish të kualifikuar

schedule20:30 - 1 Shkurt, 2024

schedule 20:30 - 1 Shkurt, 2024

TIRANË– Eksperti për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Arjan Dyrmishi, tha se pas sulmeve kibernetike ka gjasa që të fshihen aktorë shtetërorë të jashtëm.

“Gjasat janë që të jetë një aktor shtetëror. Irani vetë, nga pikëpamja e shkeljes së sovranitetit të një vendi nuk besoj do ta bënte kaq hapur dhe në mënyrë kaq konstante. U bë gati dy vjet, që kur dolën të dhënat e para dhe nuk po arrin të stabilizohet problemi”, tha ai në Real Story.

Ai tha se për t’iu përgjigjur sfidave duhen bërë përditësime në programe software dhe në burime njerëzore të kualifikuara.

“Është dhe dinamike, sepse bëtë fjalë për software që duhet përditësuar, bëhet fjalë për burimet njerëzore janë të pakta në përgjithësi. Janë të pakta sa i përket cilësisë dhe sasisë së këtyre njerëzve”, shtoi ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!