Si të largoni njollat e vajit nga pëlhura? Ju duhen 3 përbërës që i keni në shtëpi

schedule10:57 - 21 Maj, 2022

schedule 10:57 - 21 Maj, 2022

Peshqirët e kuzhinës ndoten më lehtë dhe ndonjëherë edhe zierja nuk ndihmon për t’i larë mirë. Për të hequr njollat ​​dhe yndyrat e forta do t’ju ndihmojnë gjërat që me siguri i keni në shtëpi. Mund ta përdorni dhe për pëlhura të tjera, dhe jo vetëm për peshqirët.

Përbërësit

1 filxhan uthull
1 lugë detergjent enësh
1/4 filxhani sodë buke

Përgatitja:

Vendosni peshqirët në një enë me ujë të vluar. Shtoni uthullën dhe detergjentin e enëve. Lëreni për një orë. Më pas, vendosni në lavatriçe dhe shtoni sodën e bukës. Pas larjes, do të vini re se ato do të duken sikur sapo janë blerë. /abcnews.al