Si të largoni humorin e keq në pak sekonda!

schedule15:33 - 20 Janar, 2021

schedule 15:33 - 20 Janar, 2021

Emocionet tona janë të luhatshme. Një minutë kemi frikë, tjetrin, ndihemi të zemëruar, dhe tjetrin, të trishtuar. Ka kaq shumë gjëra jashtë nesh që nuk mund t’i kontrollojmë, megjithatë, e vetmja gjë mbi të cilën kemi kontroll janë reagimet tona. Pra, nëse e gjeni veten në humor të keq dhe vërtet dëshironi të dilni prej tij, këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë.

  1. Pranoni se si ndiheni – mos e mohoni atë që po ndjeni në këtë moment.
  2. Pyete veten, çfarë po marr duke mbajtur zemërimin tim – “Ndihem i justifikuar në veprimet e mia”. Përkohësisht, mund të ndiheni të energjishëm, por në planin afatgjatë ndoshta nuk jeni shumë të lumtur.
  3. Ndryshoni Kanalin. Zemërimi juaj nuk po ju bën të ndiheni më mirë, prandaj pse të mos provoni Kanalin e Mirënjohjes. “Po në lidhje me jetën time, tani duhet të jem mirënjohës?”

Duket shumë e thjeshtë, por nëse duam t’i përmbahemi humorit të keq, gjërat mund të ndërlikohen.

Jepini vetes një pushim dhe disa “goditje emocionale” të cilat ndoshta ju nevojiten./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!