Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si të largoni aromën e duhanit nga rrobat? Amvisat betohen për këto truke

schedule20:42 - 11 Janar, 2022

schedule 20:42 - 11 Janar, 2022

Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura lë një “gjurmë” në rroba, aromën e pakëndshme. Për të eliminuar këtë erë jo vetëm në rroba por dhe në perde apo divane, provoni disa truke të thjeshta që funksionojnë vërtet.

Uthull ose qymyr

Në disa tasa hidhni pak uthull ose copa qymyr aktiv dhe vendoseni në një dhomë ku pihet duhan. Ashtu si uthulla, qymyri thith dhe neutralizon aromat e pakëndshme.

Parfum në një llambë

Aplikoni pak nga parfumi juaj i preferuar në një llambë elektrike të ftohtë. Kur drita ndizet dhe llamba ngrohet, do të përhapet një erë e këndshme, e cila të paktën pjesërisht do të largojë aromën e cigareve.

Sodë buke

Në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, spërkatni sodë buke në tapet, divan dhe skajet e dhomës ku keni pirë duhan. Fshijeni në mëngjes.

Peshqir dhe uthull

Fillimisht ajroseni dhomën, më pas zhytni një peshqir ose leckë në uthull dhe tundeni nëpër dhomë për një ose dy minuta. Era e cigares duhet të zhduket plotësisht. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!