Era e duhanit nuk është aspak e këndshme për askënd. Jo-duhanpirësit e urrejnë erën e cigares, ndërsa duhanpirësit, sado që nuk duan të heqin dorë nga zakoni i tyre i keq, do të donin shumë që cigaret e tyre të mos linin një erë të tillë në dhomë, në rroba, gishta dhe frymë. Është diçka që nuk është e zakonshme në përgjithësi.
Pra, në rastet kur cigarja ka ujitur rrobat dhe dëshironi t’i largoni, bëni një nga gjërat që vijon më poshtë:
- I nxirrni në ballkon për të ajrosur gjithë natën.
- Rrobat i kaloni me një furçë që e keni zhytur në një litër ujë me një lugë çaji amoniak.
- Si masë paraprake, vendosni në dollap disa shkopinj karafil dhe kanellë. Janë aroma të forta, të cilat do të pengojnë që cigare të mbizotërojë mbi pëlhurë.
- Në një qese (plastike) vendosni 2-3 lugë çaji sodë buke dhe pak zbutës rrobash ose vajra esencialë. I lini për pak dhe më pas i hidhni rrobat në lavatriçe. Herën tjetër që të pini duhan me këtë veshje, cigarja nuk do të jetë aq e qëndrueshme.
- Rrobat i spërkatni me një sprejt që përmban ujë dhe vodka. E megjithatë, vodka jo vetëm që pihet, por ka edhe një përdorim tjetër: freskon rrobat./abcnews.al