Si të kuptosh se partneri po të tradhëton

schedule18:42 - 7 Gusht, 2018

schedule 18:42 - 7 Gusht, 2018

Të marrësh vesh se partneri të ka tradhëtuar gjithmonë është një hap i veshtirë për tu gëlltitur, por akoma më e vështirë është të kuptosh nëse diçka e tillë po ndodh apo mbetet pjesë e fantazisë tënde. Asnjëherë nuk mund të akuzosh pa pasur fakte, sepse kur një situatë e tillë ndodh tradhëtuesi është përgatitur mirë që të mos lerë gjurmë.

Por sipas një investiguesi privat, i cili është marrë me çështjet e tradhëtisë për më shumë se 40 vite, situata të tilla janë lehtësisht të dallueshme. Ai dha një listë veprimesh të cilat partneri tradhëtues zakonisht kryen. Duhet theksuar se dyshimet duhen të nisin kur 4 ose më shumë nga këto të dhëna janë ekzistente:

1) Ndryshim i zakoneve të përditshme;
2) Largimi nga shtëpia herët në mëngjes dhe kthimi vonë në darkë;
3) Udhëtime pune të shpeshta;
4) Mungesa në pushime apo evente familjare;
5) Shpenzime të pashpjeguara;
6) Llogari sekrete nëpër rrjete sociale;
7) Parfum i panjohur;
8) Abonimi i papritur në palestër;
9) Thirrje të humbura nga numra të panjohur;
10) Pakënaqësia nga vizitat surprizë që ti i bën;
11) Më pak marrëdhënie seksuale;
12) Gënjeshtra të dukshme;
13) Viktimizim;
14) Temperament i ashpër gjaknxehtë;
15) E folura me kode në telefon, etj./abcnews.al