Si të kujdeseni për shëndetin mendor dhe të zgjidhni ushqimin e duhur në kohë stresi?

schedule10:17 - 26 March, 2020

schedule10:17 - 26 March, 2020

Për të gjithë ne në vetë-izolim, pandemia na detyron të ‘rivendosemi’. Por si të ‘rivendosemi’? Secili prej nesh mund ta përdorë këtë periudhë për t’u forcuar. Ne vazhdojmë të shkojmë tek burime të jashtme për të gjetur lirinë e mendjes dhe shpirtit.

Juhi Singh është një specialiste e mjekësisë orientale dhe kultivuese e bimëve kineze. Ajo është themeluesja e Qendrës Juhi Ash, e cila ndodhet në Manhattan. Juhi ndan me ne disa këshilla të vlefshme për këtë periudhë stresuese që po kalojmë.

Dieta ‘Ayurvedic’

Kur ushqimet janë gati duke mbaruar, shumica prej nesh mund të ketë ende disa të ngrira. Nga pikëpamja etike, nuk më pëlqejnë mbeturinat. Nga pikëpamja ushqyese, them këtë: Nëse del nga ngrirja i mykur, hidheni.

Dieta Ayurvedic është një dietë me bazë bimore, e përgatitur me erëza medicinale, të cilat mund të përfshihen në çdo vakt. Nuk është rreptësisht vegjetariane. Zgjedhja personale dhe nevojat ushqyese duhet të merren në konsideratë.

Hari elaichi (kardamom jeshil) është një burim i shtojcave që ndihmon në tretje dhe ul presionin e gjakut. Ai është anti-inflamator gjithashtu.

Tjetri është pluhuri jeera. Kjo erëz tokësore shoqëron receta të këndshme, si supat dhe është një burim i mirë i fibrave, fosforit, kaliumit, bakrit, kalciumit, hekurit, magnezit dhe manganit. Studimet mbi të zbulojnë përfitime të mundshme shëndetësore në luftimin e diabetit, kolesterolit të lartë, sheqerit të lartë në gjak dhe varësisë nga droga. Ai lufton bakteret dhe parazitët, forcon sistemin tuaj imunitar dhe ndihmon në rënien në peshë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është pluhuri lal mirch (djegës i kuq). Ai është burim i vitaminës C dhe kaliumit. Është i mirë për sistemin tuaj imunitar dhe shëndetin e zemrës, si dhe është mjaft i shijshëm kur e hidhni në salmon.

Erëzat medicinale janë si spërkatja e pluhurit të zanave mbi shëndetin tuaj.

Vitaminat

Cilësia e vitaminave që ju merrni është thelbësore. Rruga e brendshme e ushqyesve është e ndërlikuar. Sa më i pasur në vitamina të jetë ushqimi juaj, aq më të lumtura do të jenë qelizat. Unë rekomandoj ushqime të pastra, bio, sepse ato forcojnë sistemin imunitar, kanë vitaminën D3 dhe zink. Kur i merrni bio, ato përmbajnë 96% vlera ushqyese, ndërsa kur janë të përpunuara, vetëm 6%.

Qartësoni mendimet tuaja

Tani le të futemi pak në mendjen tuaj. E di që të gjithë jemi të shqetësuar. Por ne kemi kontroll të plotë mbi mendimet tona. Ju nuk do të bluani më të njëjtat mendime. Ju do të mësoni se cilat mendime duhet të mbani dhe cilat duhet t’i largoni. Ju do të meditoni! A e shtova frikën tuaj? Sinqerisht, unë nuk e kuptoj këtë frikë. Ju keni shumë shqetësime dhe të përpiqeni për të rënë në qetësi, nuk është njëri prej tyre.

Mendoni jashtë kutisë. Ka shumë instruktorë të papunë të kërcimit atje, të cilët janë të lumtur të na ofrojnë një klasë virtuale, imagjinoj. Trupat tanë do të na falënderojnë për lëvizjen. Truri ynë do të na falënderojë për sfidimin e një aftësie të re. Perspektiva është aftësia që na nevojitet.

‘National Geographic’ mund të jetë burimi më i ditur dhe më i besueshëm që mund të gjeni për informacion specifik në çdo fushë. Njohuria më specifike që na nevojitet tani është udhëzimi në lidhje me shëndetin tonë. Ne jemi secili një element integral i së tërës. Kjo njohuri duhet të na ngrejë shpirtin. Njëri nga ne do të pastrojë ujërat dhe qiejt. Shpirtra të ngritur do të thotë një sistem imunitar i ngritur.

Të zgjedhësh të ndjekësh zërin më të lartë në vend të zërit më të ditur, është momenti kur filloni të rrëshqisni në një territor aq të rrezikshëm, sa një virus mund t’ju marrë.

Siguria është shqetësimi juaj kryesor tani. Praktikuesit tuaj të kujdesit shëndetësor janë aleatët tuaj. Plani individual i kujdesit shëndetësor i një pacienti bazohet në kushtetutën e tyre unike, shëndetin ekzistues, stilin e jetës dhe nevojat personale. Shëndeti i mirë është në duart tuaja fillimisht dhe pastaj në duart e mjekësisë.

Me një mendje të shëndetshme, ne kemi fuqinë të kontrollojmë mendimet tona. Me një trup të shëndetshëm, ne kemi fuqinë të veprojmë mbi ta. Me një shpirt të shëndetshëm, ne kemi mundësinë të veprojmë me dinjitet./abcnews.al