Si të kapërceni një ndarje në gjashtë hapa?

schedule22:16 - 18 Prill, 2023

schedule 22:16 - 18 Prill, 2023

Ndarjet nuk janë kurrë të lehta apo të thjeshta, dhe disa njerëzve u duhet pak më shumë se një ndryshim i modelit të flokëve dhe një natë e çmendur për të harruar partnerin e tyre.

Ekspertja e dashurisë ju jep këshilla se si të kapërceni ndarjen nga partneri juaj në gjashtë hapa:

Flisni për të

Duhet të flisni shumë për të. Ndonjëherë miqtë tuaj nuk do të jenë në gjendje t’ju dëgjojnë, kështu që do të ishte mirë të shihni një terapist ose trajner.

Pranojeni atë që ka ndodhur

Ju duhet të pranoni që tashmë jeni ndarë, duhet të filloni të njihni fazën tuaj të re të jetës pa të, pra zhvendosja e fokusit nga negative në pozitive.

Eliminimi i nxitësve

Sipas saj në fillim të ndarjes duhet të largoni çdo gjë që ju kujton ish-partnerin tuaj. Çdo dhuratë që ai/ajo ju ka dhuruar vendosini në një kuti.

Mos mendoni “nëse”

Duhet të kuptoni se disa gjëra që ju kanë ndodhur me partnerin kanë ardhur si rrjedhojë e rrethanave, eliminoni çdo “nëse” në kokën tuaj.

Provoni eksperienca të reja

Në hapin numër 5, është e rëndësishme të kuptojmë se gjithçka na lejohet tani. Të shkosh në ekspozita që nuk ke arritur t’i shohësh, të shtrihesh në shtrat ose të zgjohesh më herët, tani gjithçka lejohet dhe mund të zgjedhësh dhe të njihesh me një person tjetër.

Kujdesuni për veten tuaj

Mos harroni se sa shumë ndryshojnë gjërat për ju në një vit dhe kjo do të ndryshojë në vitin e ardhshëm. Mos e mundoni veten, por duajeni me shumë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!