Kur këmisha ose veshja juaj e preferuar e bardhë fillon të zverdhet rreth jakës ose nën sqetulla, bëni kujdes! Largimi i këtyre njollave të shëmtuara është më e lehtë sesa mendoni dhe kjo falë ndihmës së përbërësve natyralë.
Çfarë ju duhet:
Uthull
Ose një filxhan sodë buke
1 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle me lëngë të oksigjenuar (mund ta gjeni në farmaci)
Zbatimi
Shumica e njerëzve mendojnë se shenjat e djersës në bluzat e tyre shkaktohen nga djersa, por ato në fakt janë rezultat i një reagimi midis aluminit (i përdorur në deodorantët) dhe trupit.
Për të parandaluar ndryshimin e ngjyrës, zhytni rrobat në një tas plot me uthull dhe dy gota me ujë të nxehtë për të paktën 20 minuta.
Përzieni së bashku sodën e bukës, kripën dhe lëngun e oksigjenuar derisa të formohet një pastë. Hiqni këmishën nga përzierja e ujit dhe uthullës dhe shtrydhni butësisht për të hequr shumë lëng. Përhapni këmishën në një sipërfaqe të sheshtë dhe ngadalë vendoseni pastën në zonat e prekura. Të gjithë përbërësit janë materiale natyrale zbardhuese dhe do të heqin njollën. Lërini të veprojnë të paktën 20 minuta.
Pastaj vendosni këmishën që mund të lahet në lavatriçe së bashku me rrobat e tjera të bardha. Tani ju mund të hiqni xhaketën tuaj pa frikë dhe të ngrini duart me krenari pa u ndjerë në siklet për njollat e pakëndshme. l.k/abcnews.al